Lajm i mirë: Projektligji për Pagat do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Paga në sektorin publik.

- paragrafi 1 -

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është një përshpejtim i shumëpritur, nga 8 muaj sa ishte më herët.

Postimi i tij i plotë:

Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur.