Probit Academy ka shpallur hapjen e aplikimeve për 199 bursa në fushën e programimit, duke u dhënë nxënësve një mundësi të rëndësishme për t’u njohur herët me botën e teknologjisë dhe profesionet e së ardhmes, shkruan AlbanianEducation.net.
Probit Academy u bën thirrje prindërve që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të përfituar nga kjo mundësi, në mënyrë që sa më shumë nxënës të kenë akses në edukim cilësor dhe zhvillim profesional që në moshë të re.
Aplikimet janë tashmë të hapura dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të Probit Academy në linkun përkatës.
Njoftimi i plotë:
📢 Njoftim i rëndësishëm për prindërit nga PROBIT ACADEMY
Shkolla jonë ka hapur aplikimet për 199 bursa në fushën e programimit 💻🚀
Kjo është një mundësi shumë e mirë që nxënësit të mësojnë programim dhe të hedhin hapat e parë drejt teknologjisë dhe profesionëve të së ardhmes.
Njoftohen prindërit që të inkurajojnë fëmijët, në mënyrë që sa më shumë nxënës të kenë mundësi të aplikojnë.
Linku për aplikim: