Lajm i mirë: Përfundon me sukses operacioni në zemër te foshnja 12 ditëshe

- Advertisement -

Një super lajm nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ka përfunduar me sukses operacioni në zemër te një foshnje vetëm 12 ditësh.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa na njeh edhe me pamjet e Erzanit të vogël të cilit i urojmë jetë të gjatë e të shëndetshme.

- Advertisement -

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë.

Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë”, shkruan Manastirliu.