Lajm i mirë për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren: I akreditohen për 5-vjet dy programe të Fakultetit Ekonomik

- Advertisement -

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren njofton me kënaqësi se dy programet e nivelit bachelor të Fakultetit Ekonomik janë akredituar për periudhën pesëvjeçare nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, shkruan AlbanianEducation.net.
.
✅ Administrim Biznesi, (180 ECTS).

- paragrafi 1 -

✅ Menaxhment Ndërkombëtar, (180 ECTS).

- Advertisement -

Universiteti “Ukshin Hoti” thotë se ky akreditim është dëshmi e përkushtimit të fakultetit për të ofruar arsim cilësor, për të përgatitur kuadro konkurruese në tregun e punës dhe për të respektuar standardet akademike kombëtare e ndërkombëtare.
.
“Falenderim i veçantë për stafin akademik, administrativ dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces të rëndësishëm”.

“Urime Fakultetit Ekonomik dhe gjithë komunitetit universitar për këtë arritje të merituar!”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net/.