Lajm i mirë për studentët: Nagavci njofton për mbështetjen financiare nga MASHT

- Advertisement5 -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ofruar një mbështetje financiare për studentët kosovarë që ndjekin studimet master jashtë vendit.

- paragrafi 1 -

Sipas saj, në kuadër të këtij programi janë ndarë gjithsej 1,435,000 euro për mbështetjen e studentëve gjatë periudhës 2021–2025.

- Advertisement -

Nga kjo skemë kanë përfituar 205 studentë, secili prej të cilëve ka marrë nga 7,000 euro për ndjekjen e studimeve master jashtë Republikës së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

🎓 Si asnjëherë më parë, mbështetje për studentët tanë!

- Advertisement -

✅1,435,000 euro mbështetje për studentët tanë për studimet master jashtë Republikës së Kosovës.

✅205 studentë kanë përfituar mbështetje financiare nga 7,000 euro secili për ndjekjen e studimeve master jashtë vendit gjatë periudhës 2021–2025.

Një investim i qëndrueshëm në dije dhe zhvillim, në shërbim të së ardhmes së Republikës së Kosovës.