E diel, 23 Shkurt, 2025

Lajm i mirë për studentët: Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro

- Advertisement1-

Është hapur formulari për subvencionimin e studentëve me 100 euro.

Është Qeveria e Kosovës që e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi.

- Advertisement -

Studentët mund të aplikojnë për shtesat në këtë LINK.

Njoftimi:

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë të niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

- Advertisement -rrrrrrr

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.

Vëmendje: Studentët të cilët kanë përfituar nga ndonjë prej masave të tjera të prezentuara nga Qeveria në kuadër të mbështetjes shtesë për qytetarët nga 100 euro, nuk mund të përfitojnë sërish.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....