Shkelqim Brahimi, asambleist i Kuvendit Komunal të Mitrovicës sot ka vizituar shkollën “Shemsi Ahmeti”në Shupkovc të Mitrovicës.
Në këtë shkollë, së fundmi janë bërë disa investime në vlerë 7 mijë eruove nga Komuna e Mitrovicës.
Asamblesti Brahimi përmes një postimi ka shkruar se drejtori i shkollës është shprehur falenderus ndaj qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari, Bedri Hamza.
Postimi i plotë:
Pritje e ngrohtë e diskutim i sinqertë me drejtorin e shkollës fillore “Shemsi Ahmeti” të fshatit Shupkovc z.Sinan Tupella dhe me stafin e mrekullueshëm të mësimdhënësve. Folëm për përfundimin e punimeve në sistemin e ngrohjes në shkollën e fshatit Shupkovc, investime këto që kapin vlerën mbi 7,000 euro.
Sëbashku me drejtorin z.Sinan Tupella dhe me stafin e mësimdhënësve kemi diskutuar për shumë çështje që duhet të ndërmarr në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës dhe disa problemeve me të cilat po përballet shkolla e fshatit Shupkovc për vite me radhë.
Ju kam premtuar që vizioni i kryetarit z.Hamza dhe stafit profesional të tij do të përkrah çdo kërkesë që ndikon në ngritjen e mirëqenies së qytetarit e me theks të veçantë kërkesat e tilla që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit.
Drejtori z.Sinan Tupella është shprehur shumë falënderues ndaj kryetari z.Hamza, drejtoreshës se arsimit znj.Drita Kadriu dhe stafit të saj, për investimet e bëra nga drejtoria e Arsimit këtë vit jo vetëm shkollen e Shupkovcit, por në të gjitha shkollat e komunes së Mitrovicës.