Një lajm i mirë vije për shkollën “Rudolf Walther” në Dejnë në prag të stinës së dimrit.
Kjo shkollë tash është bërë funksionalizimi i ngrohjes qendrore.
Njoftimi:
Shqetësimi i arsyëshëm ishte i prindërve për mos funksionimin e ngrohtorës në shkollën tonë, e që po përjetonin të ftohtin fëmijët e tyre nxënës në SHFMU “Rudolf Walther” në Dejnë.
Tashmë, Komuna e Rahovecit i ka dhënë fund, falë një ndërhyrje urgjente duke funksionalizuar ngrohtorën e shkollës.
Siç bënë të ditur dritarja sociale e kësaj shkolle, punët nga përfituesi operatori ekonomik janë kryer me sukses fal investimeve komunale në zëvendësimin e pompës, një radiadori si dhe kalldajave për ngrohje në Shkollën “Rudolf Walther”, që kapin vlerën 8000 €uro.
Xhevdet Morina, Drejtor i kësaj shkolle ka falënderuar të parin e Komunës Smajl Latifin dhe Avni Morina, Drejtor i Arsimit në Komunën e Rahovecit për përkushtimin dhe ndjeshmërin për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate të ngrohtorës së shkollës.