E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Lajm i mirë për shkollën “Nazmi Hoxha” në Gjilan, fiton dy projekte

- Advertisement1-

Shkolla “Nazmi Hoxha” në Gjilan ka fituar dy projekte nga Punëtoria UPSHIFT c mbajtur më 24, 25 dhe 26.05.2024 organizuar nga UNICEF, IPKO Foundation, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

🏅🏅Shkolla jonë fituese e 2 projekteve nga Punëtoria UPSHIFT e mbajtur më 24, 25 dhe 26.05.2024 organizuar nga UNICEF, IPKO Foundation.

Në punëtorinë UPSHIFT e financuar nga Ipko Foundation, Unicef kanë marrë pjesë katër grupe nga shkolla jonë, ku secili prej tyre ka pasur ide të qëndrusheshme konform nevojave të shkollës. Pas punës tre ditore projektet; “Shëndeti mendor në shkollë” dhe “Dhoma burimore” kanë dalur grupe fituese, të cilat do të mbështeten financiarisht me nga 1000€ për realizimin e tyre.

“Dhoma burimore” ka për qëllim të krijojë një hapësirë brenda shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta, aty ku do të realizohen aktivitete të ndryshme nga nxënësit, mësimdhënësit dhe nga drejtoria e shkollës me synim të ngritjes së shkathësive dhe vetbesimit te këta fëmijë. Ndërkaq, grupi tjetër qëllim kryesor ka ngritjen e vetdijësimit të rëndësisë së shëndetit mendor tek fëmijët dhe shoqëria jonë e gjerë.

Një falenderim i veçantë për mundësinë e dhënë shkon për Ipko Foundation, Unicef dhe Upshift.

Gjithashtu, falenderojmë shumë nxënësit tanë të shkëlqyeshëm për punën e tyre si dhe dy mësimdhënëset e zellshme të shkollës sonë, Ajtene Kçiku dhe Bleona Arifi, të cilat vullnetarisht kanë punuar në rolin e mentoreve me nxënësit në implementimin e këtyre ideve!

Suksese të mëtutjeshme!👏

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....