E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Lajm i mirë për nxënësit, mësimdhënësit e shkollat e Rahovecit

- Advertisement1-

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me titull” Furnizimi me materiale mësimore digjitale dhe audio- vizuale për SHFMU-të e Komunës së Rahovecit”, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Lajm i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU-ve të Komunës së Rahovecit.

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës të Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU) të komunës sonë.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se më 17.12.2024, është nënshkruar kontrata me titull” Furnizimi me materiale mësimore digjitale dhe audio- vizuale për SHFMU-të e Komunës së Rahovecit”.

Në vitin e ri 2025, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU-ve të komunës sonë, do t’i keni në dispozicion materialet e tyre mësimore në trajtë digjitale dhe audio-vizuale të shumicës së lëndëve mësimore. Të gjitha materialet mësimore do të jenë në përputhje të plotë me tërësinë e planprogrameve mësimore, përkatësisht me Kurrikulën e Kosovës.

Këto materiale të vlefshme edukative dhe mësimore, nxënësit tanë, me një qasje të thjeshtë(log in), do ta kenë mundësinë t’i shfletojnë nga kompjuteri i tyre personal, nga laptopi, nga tableti, apo edhe nga telefoni i tyre, në çdo kohë, para dhe pas mësimit të rregullt në shkollat e tyre.

Ky shërbim për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë do t’ju ofrohet falas nga komuna jonë, përmes fillimit të zbatimit të kësaj kontrate.

- Advertisement -rrrrrrr

Urime të gjithëve!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...