Lajm i mirë për nxënësit e shkollave të Prishtinës

- Advertisement -

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë ka njoftuar se për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, do të bëhet anëtarësimi falas për nxënësit nga klasa 1 – 9, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Anëtarësim falas në bibliotekë😲

Për nder të 1 qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” – Prishtinë, do të bëhet anëtarësimi falas për nxënësit nga klasa 1 – 9.

Anëtarësimet do të bëhen:

- Advertisement -

Biblioteka në Qendër (Dardani), ora 8-19.

Dega “Përkujtimore” (Tokëbahqe), ora 8-16.

Anëtarësimi falas vlen vetëm në datën 1 qershor 2023 (e enjte).
Ju mirëpresim!