Lajm i mirë për nxënësit e mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga nesër. Ky është lajm i mirë për mësimdhënësit e nxënësit.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik qysh prej nesër.

- Advertisement -

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrje”.

“Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.