Lajm i mirë për nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren: Bëhen me kabinet të Kimisë

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren është bërë me kabinet të Kimisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Vlera totale e projektit të kabinetit të Kimisë është me vlerë prej 15.448.00EUR, prej të cilës shuma në vlerë prej 11,448,00EUR është financuar nga organizata IOM si dhe bashkë financuar nga komuna e Prizrenit në vlerë totale prej 4,000EUR.

- Advertisement - M1

kabinet

434191480 929736339153780 850381559227846402 n

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - m2

Edhe një projekt i fituar për Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren.

Sot, në hapësirat e gjimnazit “Gjon Buzuku” është bërë dorëzim- pranimi i Kabinetit të Kimisë.

Gjimnazi “Gjon Buzuku” përfitoj projektin e kabineti të kimisë, me pajisje plotësisht të reja dhe më të avancuara, projekt ky i financuar nga organizata IOM, në bashkëpunimin me Komunën e Prizrenit.

Vlera totale e projektit të kabinetit të Kimisë është me vlerë prej 15.448.00EUR, prej të cilës shuma në vlerë prej 11,448,00EUR është financuar nga organizata IOM si dhe bashkë financuar nga komuna e Prizrenit në vlerë totale prej 4,000EUR.

Ndërsa, ceremonia e inaugurimit të laboratorit do të bëhet në ditët në vijim.

Një kabinet shkencor i pajisur mirë me pajisje profesionale është një burim i vlefshëm që rrit përvojën e përgjithshme të të mësuarit, promovon zbatimin praktik të njohurive dhe përgatit nxënësit për sukses në kërkime shkencore dhe e avancon pozitën e tyre në zhvillimin e karrierës së ardhshme të tyre.

Me këto pajisje, ata mund të eksperimentojnë, vëzhgojnë reaksionet kimike dhe mbledhin të dhëna për të mbështetur teoritë shkencore.

Falenderojmë IOM dhe Drejtoreshën e Arsimit Znj.Luljeta Veselaj Gutaj për përkrahjen e vazhdueshme gjatë implementimit të projekteve tona.

Suksese dhe na priftë e mbara!