Lajm i mirë për nxënësit e fshatit Kçiq të Mitrovicës: Transporti pa pagesë nga 8 Prilli

- Advertisement -

Nxënësit e fshatit Kçiq do ta kenë transportin pa pagesë nga data 8 Prill.

- paragrafi 1 -

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoriatit në Mitrovicë, Valon Brahimi.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nxënësit kçiqas nga klasa 1-5 për lagjet e largëta të fshatit nga shkolla, do ta kenë transportin pa pagesë.

Brahimi tutje ka falenderuar qeverisjen komunale për të cilën ai cilëson që nuk i ka lënë qytetarët asnjëherë vetëm.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Një lajm i mirë për kçiqasit

Transport pa pagesë për nxënësit kçiqas!

Jam shumë i lumtur që nga 8 Prilli, krahas lagjeve të qytetit dhe lokaliteteve përreth,

Komuna e Mitrovices për herë të parë do të filloj me financimin e transportit për nxënësit kçiqas nga klasa 1-5 për lagjet e largëta nga shkolla brenda fshatit Kçiq i Madh! Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe si për nxënësit ashtu edhe për prindërit e tyre. Me këtë rast shfrytëzoj rastin të falënderoj Qeverisjen komunale, kryetarin Hamza, nënkryetarin Tahiri, kryetari e KF Fatmir Salihu, dhe drejtoreshën E SHFMU ”Bislim Imeri” Ardita Brahimi për angazhimin e tyre të sinqertë!

Kjo është Qeveria komunale e Bedri Hamzës që kurr dhe në asnjë rast nuk e len qytetarin vetëm!