E premte, 20 Shtator, 2024

Lajm i mirë për nxënësit: DokuFest i fton të aplikojnë për kampin dimëror

- Advertisement1-

DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme të aplikojnë për kampin dimëror, si pjesë e gjeneratës XI së shkollës së filmit dokumentar, ku ata do të mësojnë proceset e rrëfimit vizual përmes mjeteve të ofruara, njohurive dhe asistencës profesionale. Të gjithë nxënësit e interesuar thirrjet munden ti gjejnë në gjuhën shqipe, serbe, rome, turke dhe angleze duke vizituar faqën e internetit të DokuFest.

Përgjatë 10 viteve që nga themelimi i shkollës të filmit “Future is Here”, DokuFest ka pasur një vorbull suksesi në te fuqizuarit të zërave të të rinjëve, duke ofruar një platformë të sigurt, njohuri të strukturimit të tregimit dhe mjeteve për të krijuar filma dokumentarë. Në shumë raste, të diplomuarit e shkollës kanë vazhduar një karrierë në film dhe fusha të tjera artistike, duke raportuar se shkolla e filmit i ka frymëzuar ata të ndërmarrin veprime për çështje të caktuara shoqërore kryesisht përmes tregimit dhe kanaleve të tjera të rrëfimit. Shpresa e DokuFest në themelimin e kësaj shkolle mbetet që ajo të rrënjos një ndjenjë të ekspirencave të rinisë së Kosovës për t’u rrëfyer si film. Tregime, nga ato të ballafaqimit si me të kaluarën ashtu dhe të tashmën, si personale ashtu dhe shoqërore e deri te eksplorimi i nënkulturave, janë ato të cilat në gjeneratat e kaluara të shkollës kanë udhëtuar në plot festivale filmi për t’i parë dhe dëgjuar bota!

- Advertisement -

Shkolla e filmit udhëhiqet nga mentorët profesinostë të filmit, regjirsorja Blerta Zerqiri, regjisori dhe artisti Leart Rama ndihmuar nga producenti dhe udhëheqësi i departamentit DokuLab, Eroll Bilibani. Trajnimin fotografia në film do të udhëhiqet nga regjisori në DokuFest, Samir Karahoda edhe këtë vit, sikurse në vitet e kaluara ‘Future is Here’ do të sjell ligjerata dhe masterklasa nga regjisorë, artistë, montazhe, profesionistë të zërit në film, dhe profesiontë të fushave tjera të filmit.

Filmat e prodhuar do të kenë premierë në edicionin e 22-të të DokuFest, në datat 4 -12 gusht 2023.

Shkolla e filmit dokumentar është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që synon të promovojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes filmit dhe fuqizohet nga organizata ‘National Endowment for Democracy’.

KRITERET
● Studentët e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme.
● Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

AFATI PËR APLIKIM
● 23 DHJETOR, 2022

KUADRI KOHOR I KAMPIT
● Një javë, gjatë pushimit dimëror./arbresh.info/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...