E mërkurë, 22 Janar, 2025

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

- Advertisement1-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama siguroi sot se rrogat do të rriten më tej për mësuesit.

“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe njëherë për ju, do të vazhdojmë t’i rrisim përsëri përtej vështirësive që kemi, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë fazë kritike dhe ku ka kaq shumë vështirësi, ku janë ndërthurur edhe inflacioni dhe kriza energjetike e kështu me radhë, ne do të vazhdojmë të mbështesim”, tha Rama gjatë përurimit të spitalit të ri të Kurbinit.

- Advertisement -

Kryeministri shtoi se “rrogat do të vazhdojnë të rriten për mjekët, për infermierët, për gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe për mësuesit”.

“Shpresoj që së shpejti do të kemi një lajm të mirë edhe për pensionistët të cilëve do t’u jemi gjithë jetën në borxh, pavarësisht se çfarë mund të bëjmë, se ne asnjëherë nuk do të bëjmë dot asnjë gjë që e shlyen borxhin që kemi ndaj tyre”, tha ai. /atsh/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...