Pa përkrahjen e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publik.
Miratimi i këtij projektligji është bërë mes kritikave dhe vërejtjeve të shumta nga opozita.
Qeveria ka thënë se ky Ligj trajton në mënyrë të drejtë të gjitha kategoritë, ndonëse nuk e ka bërë publike ende se sa do të jetë koeficienti i pagës.
Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se Qeveria duhet të tregojë koeficientin në të kundërtën tha se ky ligj është mashtrim për zyrtarët publik.
Ai ka thënë se vonesa me ligjin e pagave i ka dëmtuar punëtorët në sektorin publik.
Ndërkaq Hykmete Bajrami nga LDK ka thënë se Qeveria duhet të bëjë rishikim të Ligjit të Buxhetit për ta caktuar vlerën e koeficientit