E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Lajm i mirë për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Mehmet Isai” në Gjilan

- Advertisement1-

Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” ka pranuar një donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë, përkatësisht nga biznesmeni Fahretin Gylener.

Drejtoresha komunale e Arsimit, Albana Demiri, e ka falënderuar z. Gylener për këtë donacion si një mundësi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle.

- Advertisement -

“CNC është një mundësi mjaft e avancuar dhe inovative si pajisje prodhimi dhe matëse me cilësi të lartë. Përpunimi me CNC luan një rol jetik në zhvillim profesional tek nxënësit të cilët do të kenë mundësi tash e tutje të punojnë me këtë program”, ka thënë Demiri.

Kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Bursa, Rexhep Gunduz, ka thënë se kjo është mbështetja e radhës për shkollën teknike të Gjilanit nga kompania e Gylener, duke konfirmuar se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë falënderimi për këtë donacion ka shprehur edhe drejtoresha e shkollës “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri-Sadriu, e cila tha se kjo është shkollë me fat që e ka memorandumin e bashkëpunimit afatgjatë me Gunduz e Gylener.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...