LAJM I MIRË: Për herë të parë do të organizohet Olimpiada e përbashkët i Gjuhës Shqipe – Kosovë-Shqipëri

- Advertisement -

Bashkëpunimi institucional ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë është forcuar edhe më ndjeshëm tashmë.

- paragrafi 1 -

Grupet e punës nga të dyja palët kanë nisur përgatitjet për Olimpiadën e Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, e cila do të përfshijë nxënës të klasave të nënta për vitin shkollor 2024—2025 dhe për vitet pasuese.

- Advertisement -

Ky është organizimi i parë i kësaj natyre, i cili ka për qëllim nxitjen e punës me nxënësit dhe nxjerrjen në pah të talenteve të tyre në lëndën e Gjuhës amtare.

Përgëzojmë grupet punuese të ministrive për këtë nismë të rëndësishme dhe urojmë shumë suksese në realizimin e saj.