Nga data 1 tetor 2025, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, mësimdhënësit, stafi administrativ, mbështetës dhe teknik i shkollave në Prishtinë, do të udhëtojnë pa pagesë me transportin urban. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i plotë:
Transport falas për arsimtarë e nxënës!
Nga data 1 Tetor 2025, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, mësimdhënësit, stafi administrativ, mbështetës dhe teknik i shkollave në Prishtinë, do të udhëtojnë pa pagesë me transportin urban.
Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar familjet dhe për të përkrahur komunitetin arsimor të kryeqytetit.