Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ka marrë një donacion tejet të mirë në prag të dimrit.
Kompania “GNTC GROUP” dhe “GNTC FONDI HUMANITAR” , kanë dhënë donacion 12 klima për shkollën “Pavarësia”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
DYMBËDHJETË KONDICIONERË.
Donacion nga “GNTC GROUP” dhe “GNTC FONDI HUMANITAR”.
Me entuziazëm japim lajmin e ardhjes së 12 kondicionerëve-klimave në SHFMU “Pavarësia”- Prishtinë.
Ky donacion do të shërbejë në ngritjen e cilësisë në procesin edukativo-arsimor.
Në emer të stafit dhe nxënësve të shkollës sonë, falenderojmë GNTC GROUP dhe GNTC FONDI HUMANITAR.
Po ashtu falenderojmë kryetarin e KDSH-së, Bujar Pervetica, për avokimin në këtë donacion!
“Mendo mirë para se të bësh diçka” FK.