Lajm i mirë: Në Gjinekologji asnjë shtatzënë nuk po trajtohet nga Covidi

- Advertisement -

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.


Në këtë klinikë tashmë nuk është asnjë paciente e hospitalizuar, kështu ka bërë të ditur për Front Online, Drejtori I Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

- Advertisement -

“Nuk është asnjë paciente e hospitalizuar në klinikën e Gjinekologjisë tashmë kemi 0 pacientë, që dy ditë nuk ka asnjë rast”, përfundoi ai.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me Coronavirus.