Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka njoftuar se kanë ndarë 96 bursa për studentët e dalluar të Kryeqytetit, shkruan AlbanainEducation.net.
Ai thotë se këto bursa nuk janë vetëm ndihmë financiare, por ato janë dëshmi e vlerësimit për punën e palodhur, disiplinën dhe talentin e jashtëzakonshëm që të rinjtë e Kryeqytetit po dëshmojnë çdo ditë 📚✨.
Postimi i tij:
96 bursa për studentët e dalluar të Kryeqytetit 💫
Jam jashtëzakonisht i lumtur që si Drejtoria e Arsimit në Kryeqyteti Prishtina po kontribojmëq në mënyrë të drejtpërdrejtë në fuqizimin e të rinjve tanë përmes mbështetjes akademike.
Sot, së bashku me Kryetarin, ndamë 96 bursa për studentët më të dalluar – një investim konkret dhe shumëdimensional në të ardhmen e dijes, përkushtimit dhe suksesit.
Këto bursa nuk janë vetëm ndihmë financiare – ato janë dëshmi e vlerësimit tonë për punën e palodhur, disiplinën dhe talentin e jashtëzakonshëm që të rinjtë e Kryeqytetit po dëshmojnë çdo ditë 📚✨
Jam krenar për secilin prej tyre – sepse besoj fuqishëm se arsimi është themeli më i fortë që po ndërtojmë bashkë për të ardhmen e qytetit tonë.