E diel, 19 Janar, 2025

Lajm i mirë: Miratohet në lexim të parë Projektligji për Pagat

- Advertisement1-

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të parë projektligji për pagat në sektorin publik.

Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

- Advertisement -

Madje, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se askush nga të punësuarit e sektorit publik nuk e dinë vlerën e pagës me këtë projektligj.

Kryetari i Komisionit të Administratës Publike, Valon Ramadani ka rekomanduar miratimin e projektligjit për pagat në sektorin publik. Ai në emër të LVV-së, ka thënë se që nga paslufta nuk është arritur që të zgjidhet çështja e pagave në sektorin publik.

“Nevoja për një ligj të tillë është e madhe. Prandaj, ne si komision për Administratë Publike e proceduam me dakordim të plot këtë ligj. Dhe dëshiroj ta nis këtë fjalim duke falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit pa dallim partie, sepse të gjithë u treguan bashkëpunues dhe votuan këtë ligj të propozuar nga qeveria”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq, deputeti Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se ky projektligj ka nevojë për ndryshime, por që do ta përkrahin në lexim të parë. Ai ka kritikuar përcaktimin e koeficienteve të të punësuarve në sektorin publik.

“Në komision e kemi përkrahur projektligjin e pagave, me bindje se do të arrijmë të evidentojmë shumë paqartësi gjatë periudhës mes dy leximeve dhe ligji të arrij të sigurojë përkrahjen e duhur për të punësuarit në institucionet publike. Kemi përkrahur me qëllim të mirë, sepse sistemi i pagave është dashur shumë më herët të rregullohet, por duke parë që deri më tani partia në pushtet nuk e përkrahi bash asgjë që ne opozita propozojmë, vështirë që të bëjmë edhe ndërhyrjet e domosdoshme edhe në këtë rregullim. Prandaj, menduam që të mbështesim në lexim të parë”, u shpreh Lushtaku.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se është vonuar sjellja e kësaj nisme ligjore para deputetëve.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë jam i bindur që edhe ky propozim është në kundërshtim me parimet e sistemit të pagave, me parimin e ligjshmërisë, transparencës, e para-shikueshmërisë dhe barazisë dhe mosdiskriminimit. Raporti i koeficienteve në ligj thuhet se është 2 me 18, i shpërndarë në 136 nivele, projektligji e parasheh që paga të rritet në bazë të përvojës me shkallëzim deri në 15 vjet përvojë punë me 0-25 dhe 0,5 për të qenë çdo vit mbi 15 vite. Unë këtë nuk e kam të qartë, pse bëhet ky shkallëzim… Kërkoj që ky ligj të plotësohet dhe pastaj të shohim më tutje”, ka deklaruar Veliu.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se projektligji për pagat në sektorin publik po shqyrtohet pas 22 muajve. Ai tha se me këtë projektligj po bëhet rangimi i koeficienteve, por askush nuk e dinë sa e ka pagën.

“Zyrtarët publikë janë mashtruar, janë mbajtur nën ethe tash e 22 muaj duke qenë të privuar nga trajtimi dinjitoz, në veçanti në krizën që kanë kaluar në vitin që shkoi. Megjithatë, si dikush që ka punuar gjatë në ligjin e kaluar, unë e mirëpres këtë ligj që ka ardhur në kuvend. Dhe mendoj që ligji duhet të kalojë, por duhet pësojë disa ndryshime serioze…Konjufca: Qysh ishte pyetja edhe një herë Besnik, qysh sa e ka pagën? Kryetar, ky është ligji i pagave, asnjë zyrtarë i vetëm me këtë ligj nuk e dinë sa e ka rrogën. Do të thotë e dinë deri diku, por nuk ka logjik o koleg, ne po trajtojmë një ligj i cili e ka emrin ligji i pagave dhe askush nuk e dinë sa e ka rrogën. Konjufca: Ti po donë me thonë që është dashur të ketë emrin ligji i koeficentëve a? Ma more fjalën, ky është ligji i rangimit të koeficientëve që po e miratojmë”, kanë thënë ata. /kp/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...