Lajm i mirë: Ministria e Arsimit do të ndajë bursa në vlerë 500 euro për nxënësit

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kanë hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ku numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

👩🏼‍🎓Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike.

- Advertisement -

💶💰Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor. Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike.

🔴Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Bursat për drejtimet deficitare:

⭕️Teknik për dizajnin e mediave interaktive

⭕️Instalues elektrik

⭕️Veterinë

⭕️Mekatronikë

⭕️Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

⭕️Përpunimi i drurit/zdrukthtar

⭕️Hortikulturë

Bursat për vajza në drejtimet teknike:

❇️Metalpunues

❇️Instalues elektrik

❇️Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit

❇️Automekanik

❇️Teknologjia e reciklimit

❇️Teknik i sistemeve të TIK-ut

👩‍💻👨🏻‍🏭👩🏼‍🏫Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim.

Detajet në këtë link: https://masht.rks-gov.net/vendim-2/