E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Mblidhen paratë për shërimin e nxënëses 12-vjeçare që vuan nga një sëmundje e rëndë

- Advertisement1-

Lot gëzimi për një familje të sprovuar shqiptare, për një baba që prej mëse tre javësh flinte në stolat e spitalit e qante i dëshpëruar për të bijën.

Brenda 24 orëve, mijëra e mijëra shqiptarë u bënë bashkë për Albjonën e vogël, e cila do të mund të kurohet jashtë shtetit.

- Advertisement -

Jeta e vogëlushes 12-vjeçare do të mund të shpëtohet, e kjo falë reagimit të jashtëzakonshëm të mijëra e mijëra shqiptarëve zemërmirë që dhanë diçka nga vetja për Albjonën e vogël.

Në emisionin “Për Shqiptarët”, babai i vogëlushes u mbush në lot gëzimi kur mësoi se paratë për kurimin e vajzës së tij ishin mbledhur nga mijëra donacione të shqiptarëve. Lajmin e mirë e përcolli Elvis Naçi, i cili i tha babait të Albjonës se falë bamirësisë, 12 vjeçarja do të kurohet në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Italinë fqinje.

Elvisi: Ne këtë emision, e bëjmë për të treguar se shumica e shqiptarëve nuk ia mbyllin derën shqiptarit të tyre. Vëlla ma jep dorën. Ne mbrëmë e kemi publikuar GoFundMee dhe pa kaluar mirë 24 orë, unë i jap lajmin këtij burri të sprovuar, 120 mijë dollarë janë mbledhur për Albjonën.

Historia e familjes Bibaj është një histori e dhimbshme. Albjona u diagnostikua me leuçemi afro 3 javë më parë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej me kalimin e ditëve. Babai e nëna, të dy në vështirësi ekonomike, kishin humbur shpresat, ndërsa simptomat e Albjonës përkeqësoheshin. Fatmirësisht, falë bamirësisë, Albjona do të mund të niset për kurim të specializuar jashtë shtetit.

Mësuesja dhe shoqet e shokët në lot për nxënësen që është me sëmundje të rëndë: Mbledhin para për shërimin e saj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....