Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se ka nënshkruar urdhëresën financiare për pagesën e shpenzimeve të transportit për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Bujanocit.
Ai thotë se shuma e përgjithshme financiare kap vlerën prej 3.937.000 dinarë apo 33.370 €, kurse këtë të drejtë e shfrytëzojnë 534 nxënës të komunës sonë.
Njoftimi i tij:
3.937.000 din (33.370€) PËR SHPENZIMET E TRANSPORTIT TË NXËNËSVE
Sot, sapo nënshkrova urdhëresën financiare për pagesën e shpenzimeve të transportit për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Bujanocit.
Shuma e përgjithshme financiare kap vlerën prej 3.937.000 dinarë apo 33.370 €, kurse këtë të drejtë e shfrytëzojnë 534 nxënës të komunës sonë.
Besoj që ky vendim për pagesën e shpenzimeve të transportit për nxënësit ka lehtësuar shpenzimet familjare dhe u kemi mundësuar që çdo nxënës të ketë qasje më të lehtë në arsimin e mesëm.
Përveç kësaj, gjatë këtij viti kemi siguruar edhe shujtat falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, si dhe kemi shpërblyer nxënësit e dalluar të shkollave fillore dhe të mesme.
Premtimet tona po i përmbushin, dhe shpresoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për t’i përkrahur nxënësit.