Lajm i mirë: Komuna e Vushtrrisë 142 mijë euro për digjitalizimin e shkollave

- Advertisement -

Një lajm jashtëzakonisht të mirë e ka dhënë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, për ngritjen e nivelit të arsimit në këtë komunë.

- paragrafi 1 -

Ai ka njoftuar se vetëm këtë vit si Komunë kanë ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i kryetarit Idrizi:

142.000 € PËR DIGJITALIZIMIN E SHKOLLAVE

Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Vetëm këtë vit si Komunë kemi ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së.

- Advertisement -

Investimi i fundi është në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku sot kemi përuruar klasën digjitale në vlerë prej 30.000€. Tashmë nxënësit do të kenë mundësi që hulumtimet dhe testimet t’i bëjnë në mënyrë digjitale.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit, vazhdojnë të jenë prioritet i punës time!

https://www.facebook.com/100064097803756/posts/pfbid0YgnRcRWpaceg8sc8LTxxEAswHGKxLPUSKYEo2HgswSSr5snE9khpiBpQPQxb71Udl/?mibextid=Nif5oz