E diel, 19 Janar, 2025

LAJM I MIRË: Hapet çerdhja e dytë publike në komunën e Malishevës

- Advertisement1-

Në qytetin e Malishevës, dje edhe zyrtarisht është hapur çerdhja e dytë publike.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtoreshën Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi dhe drejtor tjerë të drejtorive komunale.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni, krahas urimit, kryetari Kastrati, premtoi dhe garantoj se do të vazhdohet me investime të tilla në edukimin dhe arsimimin e hershëm, përkatësisht me ndërtimin e çerdheve të reja edh enë vendbanimet tjera të Komunës së Malishevës.

“Është kënaqësi e veçantë që sot po marrë pjesë në hapjen e çerdhes së re në qytet. Ju uroj të gjithëve dhe ju garantoj e ju siguroj, se do të bëjmë të pamundurën për investime në arsimimin dhe edukimin e hershëm, si një parakusht për rritjen dhe zhvillimin në arsim. Investime tona nuk do të ndalen me kaq, pasi do të vazhdohet me investime të reja në arsimin dhe edukimin e hershëm”, ka thënë mes tjerash sot, kryetari i Komunës së Malishevës, me rastin e hapjes së çerdhes së dytë publike në qytetin e Malishevës.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, tha se “e kemi premtuar dhe e realizuam, ndërtimin dhe hapjen e çerdhes së dytë në qytet, si një nevojë e kohës. Bashkë me gratë asambliste, kemi bërë përpjekje dhe ja kemi arritur, me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit Kastrati, për të hapur edhe këtë çerdhe, për edukimin dhe arsimimin e hershëm të fëmijëve, si dhe për krijimin e mundësive më të mira për gratë që punojnë dhe jo vetëm, si dhe për socializmin e fëmijëve”.

Ajo gjithashtu i uroj dhe inkurajoj edhe edukatoret që të cilat janë të angazhuara në këtë çerdhe.

Edhe drejtoresha e çerdhes “Zërat e ëmbël”, Behare Shala, tha se çerdhja e dytë ka kapacitet për 80 fëmijë, stafin profesional, kushtet shumë të mira dhe edukim të garantuar për fëmijët.

Çerdhja e dytë në qytetin e Malishevës, është investim i Komunës së Malishevës, që është realizuar në kuadër të investimeve kapitale dhe programit të qeverisë Kastrati. Kjo çerdhe ka një hapësirë prej 620 metra katror, konform standardëve të kërkuara.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...