Lajm i mirë: Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren fiton projekt për krijimin e klasave inteligjente

- Advertisement -

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se kanë fituar projekt për krijimin e klasave inteligjente (Smart classrooms) me vlerë prej 15,700.00 euro, nga Ambasada Bullgare, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

📢 Lajm i shkëlqyer për Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren

Me kënaqësi njoftojmë se projekti ynë për krijimin e klasave inteligjente (Smart Classrooms) me vlerë prej 15,700.00 euro, është aprovuar nga Ambasada Bullgare. 🎉

Ky projekt do të ndihmojë në transformimin e mësimdhënies, duke sjellë pajisje dhe teknologji moderne për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të krijuar një mjedis më inovativ për nxënësit tanë.

- Advertisement -

Jemi mirënjohës dhe falenderojmë Ambasadën Bullgare për këtë mbështetje dhe presim me entuziazëm hapat e ardhshëm për implementimin e tij!