E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Gjashtë shkolla të Prishtinës bëhen me dollape për nxënësit e klasës së parë deri të pestën

- Advertisement1-

Lajme të mira për nxënësit e klasës së parë deri të pestën të gjashtë shkollave të Prishtinës. Ata tashmë do të kenë çantat më të lehta falë dollapeve të reja që kanë arritur në shkollë, shkruan AlbanainEducation.net.

Njoftimin se kjo shkollë është bërë me dollap e ka dhënë nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Mijëra nxënës të klasave 1-5 do të kenë çantë më të lehtë falë dollapeve të reja në shkollë ❤️
Bashkë me ekipin e Drejtorisë së Arsimit sot kaluam shumë këndshëm paraditen në gjashtë shkolla të Kryeqytetit për të uruar furnizimin me dollape përgjatë javës së fundit. Fotot flasin vetë! 🥰 📚🎒

Sikurse edhe me furnizmin e parë me Besianë Musmurati në fillim viti, e kisha shumë të rëndësishme që përveç se t’i uroja, të bisedoja me fëmijët, shfrytëzuesit e rinj të dollapeve, për të ju treguar si shembull investimin e parasë publike nga taksat e prindërve të tyre. Por, edhe të kërkoja premtimin e tyre për ruajtjen e dollapeve si pronë e përbashkët. 🤝🏻

Drejtorëve të shkollave u kërkova që të mendojmë bashkarisht zgjidhje kreative rreth riorganizimit të shpërndarjes së detyrave të shtëpisë. Nuk do të ketë kuptim investimi nëse dollapet mbeten të zbrazura në mbrëmje për shkak se duhet bartur të gjitha librat me vete në shtëpi për përfundimin e detyrave. Prandaj, së bashku, pres të jemi kreativ në riorganizim ashtu që asnjë fëmijë mos të detyrohet të bart çantën me më shumë kilogramë sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
I gëzofshi! 🫶🏻

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....