E diel, 24 Nëntor, 2024

Lajm i mirë: Ekziston një mënyrë efektive për të trajtuar varësinë ndaj lojërave dhe internetit tek adoleshentët

- Advertisement1-

Varësia jo e shëndetshme ndaj video lojërave ose interneti tashmë njihet nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku specifikohet që veçanërisht të rrezikuar janë adoleshentët, siç edhe mund të pritet, ndërsa pandemia globale e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Çrregullimet e lidhura me problemet e shëndetit mendor dhe përformancën e dobët akademike, janë prej çështjeve me të cilat studiuesit janë të zënë duke u përpjekur të gjejnë mënyra për t’ trajtuar dhe një studim i ri duket se ofron një metodë veçanërisht premtuese.

- Advertisement -

Duke përdorur një qasje të terapisë konjitive të sjelljes (CBT) të quajtur PROTECT (Përdorimi Profesional i Mediave Teknike), pati një ulje të ashpërsisë së simptomave të çrregullimeve ndaj lojërave dhe internetit.

“Rezultatet e këtij testi treguan se ndërhyrja PROTECT reduktoi në mënyrë efektive simptomat e çrregullimit të lojërave dhe çrregullimit të papërcaktuar të përdorimit të internetit gjatë 12 muajve.” – shkruajnë studiuesit në punimin e tyre të ri.

Në studim u përfshinë gjithsej 422 nxënës të shkollave të mesme nga 33 shkolla të ndryshme, të moshës nga 12 deri në 18 vjeç. Prej tyre, 167 u regjistruan në një kurs PROTECT ndërsa 255 u përdorën si grup kontrolli pa asnjë trajnim PROTECT. Më pas u caktuan anketat vijuese gjatë një viti.

Kursi PROTECT ofrohet nga psikologë të trajnuar dhe përbëhet nga katër seanca 90-minutëshe. Ashtu si me teknikat e tjera CBT, ajo përpiqet të ndryshojë modelet negative të të menduarit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen – në këtë rast, faktorët e rrezikut si mërzitja, problemet rreth motivimit dhe ankthi social u trajtuan.

Pas një viti, studiuesit zbuluan se ashpërsia e simptomave të lojërave dhe çrregullimeve ndaj internetit kishte rënë për rreth 39.8% në grupin PROTECT, krahasuar me 27.7% për grupin e kontrollit. Megjithatë, nuk kishte asnjë ndryshim domethënës midis dy grupeve për shkallën e incidencës së secilës gjendje pas një viti.

“Përveç kësaj, analizat përshkruese të simptomave treguan një rritje fillestare në ashpërsinë e simptomave të çrregullimit ndaj lojërave ose çrregullimit të përdorimit të paspecifikuar të internetit brenda muajit të parë në grupin e ndërhyrjes PROTECT, krahasuar me një ulje të ashpërsisë së simptomave në grupin e kontrollit vetëm për vlerësim.” shkruajnë studiuesit.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ky reagim paradoksal mund të shpjegohet me një ndërgjegjësim të ngritur për sjelljen problematike në internet, e cila u nxit nga ndërhyrja PROTECT.” – thanë ata.

Ajo që ndodh në trurin e njerëzve me këto lloje varësish është e ngjashme me atë që ndodh në trurin e njerëzve të varur nga substanca si droga ose alkooli, mendojnë studiuesit.

Rreth 4.6% e njerëzve mendohet se kanë një çrregullim ndaj lojërave. Andaj, këto çrregullime po merren seriozisht nga komunitetet shkencore dhe mjekësore, veçanërisht pasi ndikimi i pandemisë në arsim po vazhdon të ndihet në mbarë botën.

Për më tepër, studiuesit duan të shohin studime të mëtejshme që përfshijnë më shumë studentë dhe grupe me rrezik më të lartë, dhe sugjerojnë që materialet PROTECT mund të shpërndahen nga mësuesit si dhe nga këshilltarët.

Duke pasur parasysh se normat e incidencës për të dy gjendjet nuk ranë gjatë 12 muajve, ekipi sugjeron që ndalimi i sjelljeve të varësisë në rastin më të parë të mundshëm është rruga më e sigurt drejt përparimit. “Në mënyrë tipike, parandalimi duhet të fillojë përpara shfaqjes së simptomave dhe duhet të synojë individët që mund të përfitojnë më shumë dhe zgjidhen sipas faktorëve që rrisin rrezikun e fillimit të sëmundjes, si mosha dhe simptomat e para,” shpjegojnë studiuesit.

Hulumtimi është publikuar në JAMA Network Open.

Marrë nga: ScienceAlert, David Nield / Express/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...