E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Lajm i mirë: Ekzekutohen bursat për 300 studentë të Malishevës

- Advertisement1-

Komuna e Malishevës ka ekzekutuar sot bursat për 300 studentë për vitin 2022.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Ekzekutohen bursat për mbi 300 studentë meritorë për vitin 2022! 👩‍🎓👨‍🎓✍️📚
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme rreth procesimit të mjeteve për mbi 300 studentë të komunës sonë, që janë përfitues të bursës komunale në vlerë prej 300 euro, për vitin 2022, sot bashkë me drejtoreshen e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, i kemi pritur në takim një grup prej tyre, ku edhe bashkëbiseduam për çështjet të cilat i preokupojnë studentët tanë dhe neve si Komunë.

Ky është numri më i madh i përfituesve të kësaj burse që i kemi përkrahur si Komunë, ku përfitues janë të gjithë studentët e komunës së Malishevës të cilët i kanë plotësuar kriteret e nevojshme.

Si kryetar i Komunës së Malishevës ju siguroj se, ashtu siç jemi zotuar, edhe do të vazhdojmë të përkrahim studentët tanë, madje duke synuar që vitin e ardhshëm të rrisim vlerën financiare dhe numrin e studentëve që do t’i përkrahim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...