Lajm i mirë: Do të ndahen 100 bursa për nxënës – DETAJET

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike, shkruan Albanianaeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.

Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.

- Advertisement -

Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike
-Instalues elektrik
-Agrobiznes
-Automekanik
-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
-Përpunim druri/Zdrukthëtar
-Hortikulturë

Drejtimet teknike:

-Metalpunues
-Instalues elektrik
-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit
-Automekanik
-Teknologjia e riciklimit
-Teknik i sistemeve të TIK-ut

Konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024.