Lajm i mirë: Do të ndahen 100 bursa në vlerë 500 euro për nxënësit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen 100 bursa për nxënësit në vlerë 500 euro, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

100 BURSA për nxënësit e IAAP

📌Kam nënshkruar vendimin për nxënës të klasës së 10-të në drejtimet deficitare dhe për vajza në drejtime teknike në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

📌Nga gjithsej 100 bursa, 70 do të ndahen për nxënësit në drejtimet deficitare dhe 30 për vajza në drejtimet teknike. Vlera e bursës është 500 euro për një vit shkollor.

- Advertisement -

📌Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve kurse në drejtimet teknike vetëm vajzat.

✅ Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike;
-Teknik i sistemeve solare fotovoltaike;
-Pylltari;
-Agrobiznes;
-Automekanik;
-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve;
-Përpunimi i drurit/Zdrukthtar.

✅Drejtimet teknike:

-Instalues elektrik;
-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit;
-Automekanik;
-Teknologjia e riciklimit;
-Teknik i dizajnit grafik.

✨Investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e një vendi andaj ky përkushtim i ynë tregon se rininë e kemi në qendër të prioriteteve tona.