E martë, 25 Shkurt, 2025

Lajm i mirë: Arrihet shuma prej 210 mijë euro për shërimin e profesorit nga Ferizaj

- Advertisement1-

Shuma prej 210 mijë euro për profesorin Sylejman Zeka, i cili vjen nga Ferizaj, e që po vuan nga leukemia akute, tashmë është mbledhur.

Lajmin e ka bërë të ditur Agon Zhinipotoku, i cili është marrë me mbledhjen e fondeve bashkë me familjarët e profesorit.

- Advertisement -

“Falemnderit nga zemra e pafundësisht secilit qytetarë që ka dhënë çdo cent për ta ndihmuar profesorin tonë, njeriun shembull, qytetarin e ndërgjegjshëm dhe parimor, njeriun që i dha shumë Kosovës.

Në emrin e familjes Zeka, familjarëve e të afërmve, kolegëve profesorë dhe në emrin tim do të jemi falenderues gjithë jetën, ju jeni shpresa e këtij vendi-qytetarët tanë që janë krenaria jonë.

Tani janë të gjitha paratë në llogarinë e motrës së profesorit, ai tash ka nevojë më së shumti për lutjet tona. Zot shëroje profesorin Sylejman dhe të gjithë të sëmurët tanë, o më i madhi Mëshirues

Zoti ju dashtë e ju dhashtë gjitha të mirat në familjet tuaja!”, ka shkruar ai në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...