Lajm i mirë: 9 nxënës nga diaspora kthehen në vendlindje – regjistrohen në shkollën “Rilindja” në Dobroshec të Drenasit

- Advertisement -

Viti i ri shkollor në shkollën “Rilindja” në Dobroshec të Drenasit ka nisur me një lajm të gëzueshëm dhe shpresëdhënës.

- paragrafi 1 -

Nëntë nxënës të riatdhesuar nga diaspora janë regjistruar këtë shtator, duke u bërë pjesë e familjes shkollore, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Fëmijët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Italia dhe Franca, dhe rikthimi i tyre në vendlindje është një dëshmi e fortë e lidhjes së palëkundur me rrënjët.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Fillimi i shtatorit me një lajm të gëzueshëm!

- Advertisement -

Ndryshe nga vitet e kaluara kur shpesh përballeshim me emigrim, këtë shtator shkolla jonë ka regjistruar 9 nxënës të riatdhesuar nga komuniteti ynë. Ata vijnë nga SHBA-ja, Gjermania, Italia dhe Franca, dhe tashmë janë pjesë e familjes sonë shkollore. 🇦🇱❤️

Fati ynë i madh është se prindërit e tyre kanë punuar me përkushtim që fëmijët të mos asimilohen, duke ruajtur gjuhën dhe shkrim-leximin shqip. 👏

Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kthehen në vendlindje sa më shumë familje, që oborri i shkollës të gjallërohet sërish me këngë, lojëra dhe gëzimin e fëmijëve edhe pas orarit mësimor.