Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se ka ndarë 854 bursa për studentët dhe nxënësit në Fushë Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
854 Bursa për studentët dhe nxënësit në Fushë Kosovë ✨📚
Në kuadër të thirrjes publike “Bursa për studentë bachelor, master, nxënës me nevoja të veçanta, financim i transportit dhe botimi i 10 titujve të librave letrar dhe jo vetëm”, Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë organizoi një ceremoni madhështore në ambientet e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, ku u ndanë mirënjohje dhe mbështetje për 854 përfitues nga të gjitha kategoritë:
🔹 461 studentë të nivelit Bachelor
🔹 113 studentë Master
🔹 70 fëmijë me nevoja të veçanta
🔹 200 nxënës për mbulimin e shpenzimeve të transportit
🔹 10 botime librash letrar dhe jo vetëm
Këtë ngjarje të veçantë e përjetoi nga afër dhe e udhëhoqi me përkushtim Nënkryetari i Komunës, z. Besnik Osmani, i cili në fjalën e tij theksoi:
“Jam krenar që sot ndodhem pranë studentëve dhe nxënësve tanë më të dalluar – që janë shembull i përkushtimit dhe vullnetit për dije. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap drejt zhvillimit akademik dhe profesional.”
Z. Osmani theksoi rëndësinë që ka mbështetja institucionale për studentët dhe nxënësit, në veçanti për ata me nevoja të veçanta, si dhe për autorët e rinj që kontribuojnë në zhvillimin kulturor përmes librave dhe krijimtarisë së tyre.
👏 Kjo thirrje dhe mbështetja konkrete dëshmojnë përkushtimin e Komunës së Fushë Kosovës për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të arsimuar, ku studentët dhe nxënësit janë në qendër të vëmendjes.