Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

- Advertisement -

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se ka vizituar shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, ku ka përfituar 456 dollapë të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lushaku, ka bërë të ditur se do të ndahen gjithsej 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë.

- Advertisement -

Ajo thotë se si Drejtori Komunale e Arsimit po investojnë në cilësi të arsimit, dhe po krijojnë kushte më tëmira për nxënësit.

- Advertisement -

Postimi i plotë i drejtoreshës Lushaku-Sadriu:

5600 dollapë për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë

Sot vizitova shkollën “Asim Vokshi”, një nga institucionet që ka përfituar 456 dollapë të rinj, duke u siguruar nxënësve një hapësirë më të organizuar dhe praktike për ruajtjen e materialeve të tyre shkollore.

✅ Po investojmë në cilësinë e arsimit!

✅ Po krijojmë kushte më të mira për nxënësit tanë!

✅ Po ndërtojmë të ardhmen e tyre me veprime konkrete!

✅ Po përgatitemi për fazën e dytë të projektit të mësimit tërëditor!

Me këtë rast bashkë me kolektivin e shkollës ndamë momente me profesoreshën Ganimete Pllana e cila u pensionua sot. Mirënjohja për punën dhe kontributin e arsimtarëve është motiv për të vazhduar me punë të pandalur për fëmijët tanë. 💙📖

Arsimi cilësor nis nga kushtet e mira!
Perparim Rama
Kryeqyteti Prishtina