Lajm i mirë: 500 bursa në vlerë 300 euro për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkurs për 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

- Advertisement -

📣500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

📌Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025.

📌Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

📌Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor.📝Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024.

🔴Detajet e konkursit i gjeni në këtë link: https://shorturl.at/n0gjQ

🔴Si Ministri e Arsimit do të vazhdojmë mbështetjen përmes politikave dhe programeve të cilat sigurojnë arsimim kualitativ për të gjithë nxënësit 🧍🏼‍♀️🧍🏼‍♂️pa dallim.