E shtunë, 18 Janar, 2025

Lajm i mirë: 230 studentë nga Mitrovica do të marrin bursa

- Advertisement1-

Në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 230 studentë për vitin akademik 2023/2024.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Hamza, ka thënë se ndihet shumë i lumtur që studentët mitrovicas po i përkrahin dukshëm më shumë se në të kaluarën.

“Nga 50 bursa sa ishin ndarë në vitin 2021, këtë vit kemi rritje 360 përqind. Sot ne po ndajmë 230 bursa për studentët tanë. Shkollimi i të rinjve është shpresa më e madhe e vendit”, është shprehur ndër tjerash Hamza.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...