E shtunë, 11 Janar, 2025

Lajm i mirë: 225 studentë kosovarë do të studiojnë në universitete prestigjioze hungareze nga viti i ri akademik

- Advertisement1-

Ministrja e Arsjmit, Arbërie Nagavci, bashkë me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,  Béla Bozsik, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bursat Stipendium Hungaricum 2024-2026 mes MASHTI-t dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Nagavci thotë në kuadër të këtij programi, Hungaria do të ofrojë çdo vit 75 bursa Bachelor, Master, dhe PhD për studentët kosovarë që duan të studiojnë në universitetet hungareze në drejtimet Bujqësi, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore, Arte dhe Shkenca të Humanizmit, Art dhe Dizajn etj.

- Advertisement -

“Ky Memorandum riafirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer me shtetin mik Hungarinë në rrafshin akademik.U jemi mirënjohës autoriteteve hungareze për mbështetjen, dhe studentëve tanë u urojmë suksese në rrugëtimin e tyre akademik!”, ka deklaruar Nagavci. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...