Lajm i mirë: 20 shkolla të Rahovecit bëhen me tabela digjitale

- Advertisement -

Komuna e Rahovecit ka nisur të furnizojë shkollat me tabela digjitale.

Në fazën e parë do të furnizohen 20 shkolla me tabela të tilla, dhe ky projekt do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

Filluam sot furnizimin e shkollave me tabela digjitale, si rezultat i zbatimit të projektit “Furnizimi i shkollave me tabela digjitale”.

Në këtë fazë do t’i furnizojmë 20 shkolla me nga një tabelë të tillë dhe këtë projekt do ta vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Me anë të tabelave digjitale po bëjmë një hap përpara në digjitalizimin e shkollave, në mënyrë që nxënësit tanë ta kenë më të lehtë përvetësimin e njohurive në të gjitha lëndët mësimore!

Është edhe ky një projekt i financuar nga komuna jonë, i cili do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në arsim.