Lajm i mirë: 20 bursa në vlerë 5 mijë euro për studentët

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është hapur konkursi për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.

Bursa në vlerë 5 mijë euro do të përfitojnë 20 studentë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

🎓📣Të rinjtë tanë që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor, mund të përfitojnë bursë.

🟢Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.

- Advertisement -

📌Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20 ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro.

📌Thirrja është e hapur deri më 19.12.2024.

Suksese!