E premte, 20 Shtator, 2024

Lajm i keq për të gjithë ata që kanë kredi

- Advertisement1-

Banka Qendrore Europiane rriti të enjten normat e interesit për të pestën herë radhazi këtë vit.

Norma instrumentit kryesor të financimit u rrit në nivelin më të lartë historik prej 4.25% (të paktën për periudhat kur është aplikuar ankand me norma fikse interesi). Që prej korrikut të vitit të kaluar, ECB-ja po ndjek një kurs agresiv të shtrëngimit monetar, që synon të ulë inflacionin pranë objektiviti prej 2%.

- Advertisement -

Në një vit, norma bazë është rritur nga 0 në 4.25%. Efektet e politikave të BQE-së po ndihen gjithnjë me të forta te huamarrësit në monedhën europiane, në Eurozonë, por edhe jashtë saj. Këto masa kanë një ndikim të madh edhe në ekonominë shqiptare, ku më shumë se gjysma e portofolit të kredisë është në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro.

Për huamarrësit ekzistues në Euro rritja e normave të interesit përcillet nëpërmjet treguesit të referencës, Euriborit, zakonisht atij me maturim 12-mujor, që është benchmark në kreditë afatgjata në euro. Më datë 26 korrik, Euribori 12-mujor arriti në 4.11%, niveli më i lartë që prej vitit 2008.

Në harkun e 12 muajve të fundit, Euribori është rritur me më shumë se tre pikë përqindje. Rritja e Euriborit përcillet në rishikimin e interesit të kredive me norma interesi të ndryshueshme në Euro. Zakonisht, interesi rishikohet njëherë në vit, por megjithatë ka raste kur bankat mund të parashikojnë ndryshime me një frekuencë më të shpeshtë, në varësi të parashikimeve të kontratës së kredisë.

Për një kredi tipike me një normë interesi të përbërë nga Euribori 12-mujor + një marzh fiks prej 4%, norma totale e interesit një vit më parë ishte rreth 5%, ndërsa sot vlerësohet në më shumë se 8.1%.

Për ata huamarrës që i kanë të ardhurat në Euro, rritja e interesave është përkthyer direkt në rritje të shpenzimeve për këstet mujore. Ndërkohë, huamarrësit që i kanë të ardhurat në Lekë përgjithësisht e kanë amortizuar efektin e rritjes së normave të interesit falë mbiçmimit të monedhës tonë kundrejt Euros, shkruan Monitor.al.

Aktualisht, normat e interesit për kreditë me norma të ndryshueshme interesi në Euro janë edhe më të larta se ato në Lekë. Treguesi më i zakonshëm benchmark për Lekun, yield-i i Bonove 12-mujore aktualisht është në nivelin 3.14% afërsisht një pikë përqindje më pak krahasuar me Euriborin 12 mujor.

- Advertisement -rrrrrrr

Për më tepër, normat fikse të interesit mbi treguesin e referencës për Euron në përgjithësi qenë më të larta, të paktën për kreditë e dhëna deri vitin e kaluar. Kjo ka ndodhur sepse Euribori për vite me radhë ka qenë në territor negativ (llogaritej 0 për përcaktimin e normave të interesit të kredive).

  • Për kreditë e reja, në përgjithësi bankat po e balancojnë efektin e rritjes së treguesit benchmark (Euriborit) duke ulur disi marzhet fikse. Në përgjithësi, për kreditë e reja për blerjen e banesave bankat po vazhdojnë të ofrojnë interesa ndjeshëm më të ulëta, me norma fikse në vitet e para të kredisë, me qëllim zgjerimin e portofolit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...