Lajm i hidhur: Vdes profesori Skender Ahmetaj

- Advertisement -

Ka vdekur profesori Skender Ahmetaj. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata kosovare e Fizikës përmes një postimi në Facebook.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë kolegu ynë Dr Skender Ahmetaj.

Është një humbje e madhe për komunitetin shkencor të fizikës si dhe për Universitetin e Prishtinës në të cilin për shumë vite punoi si asistent dhe profesor në FSHMN, departamenti i fizikës kurse në vitet e fundit në Fakultetin teknik.

Nga kolegët ishte shumë i respektuar si bashkëpuntor korrekt dhe shkencëtar i zoti që dha një kontribut domethënës në zhvillimin e fizikës moderne në Kosovë.

- Advertisement -

Ishte një profesor i zellshëm, punëtor dhe shumë i respektuar nga studentët e shumë gjeneratave të cilët u pajisen me dijeni dhe etikë nga ai.

Me veprimtarinë e tij akademike dhe universtare padyshim se bënte pjesë në elitën intelektuale të Kosovës

SHKF i shpreh ngushllime familjes dhe të afërme, profesorëve dhe asistentëve të FSHMN dhe Fakultetit teknik, gjeneratave të studentëve dhe të gjithë miqve të tij.

U prehsh në paqe kolegu dhe miku ynë i paharruar, Dr. Skender Ahmeti.