Lajm i hidhur: Vdes mësimdhënësja Nexhmije Canolli Avdiu nga Vushtrria

- Advertisement -

Sot, arsimi në Komunën e Vushtrrisë ka humbur një prej mësimdhënëseve të saj më të dalluara, Nexhmije Canolli Avdiu, e cila ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

- paragrafi 1 -

E angazhuar si mësimdhënëse në shkollën “28 Nëntori” në Vërnicë, Nexhmije Canolli Avdiu do të mbahet mend për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj nxënësve dhe familjes. Gjatë karrierës së saj, ajo ka arritur suksese të shumta me nxënësit në gara diturie, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin lokal.

- Advertisement -

Kolegët, nxënësit do ta kujtojnë atë si një shembull të mësueses së devotshme, që ishte gjithmonë e gatshme të japë më të mirën për edukimin e brezave të rinj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 12:00, në fshatin Dumnicë e Mesme të Vushtrrisë.