Profesori dhe publicisti Nexhemedin Spahiu ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të studentes së tij, Mirgeta Buzhala.
Në një postim në Facebook Spahiu ka publikuar njoftimin e babait të Mirgetës për vdekjen e saj.
Ai ka treguar se e ndjera ishte studente shembullore e masterit në shkenca politike e diplomaci.
“Lajm tronditës, Paska ndërruar jetë Mirgeta Buzhala , studente shembullore e masterit në shkenca politike e diplomaci. Humbje e madhe për të ardhmen e Kosovës. Dy provimet tek unë: POLITIKA E JASHTME dhe HISTORIA E DIPLOMACISË I ka kaluar me pikë maksimale, te dyja me nga 100 pikë. Thellësia e të menduarit të saj ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Diapazoni i diturive të saj ka qenë i lakmueshëm për çdo ambasador. Babai I saj nuk e paska bërë të ditur për opinionin arsyen e vdekjes. I qoftë I lehtë dheu I Kosovës”, shkruan Spahiu.