Lajm i dhimbshëm: Vdes nxënësja Lediona Hajdari nga Drenasi

- Advertisement5 -

Shkolla “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka njoftuar se ka vdekur nxënësja e tyre, Lediona Hajdari, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se ajo u dallua për përkushtimin e saj në mësime, në sjellje dhe angazhime te ndryshme në kuadër të shkollës.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë, shkolla jonë merr lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Lediona Hajdari.

Lediona Hajdari ishte një vajzë e jashtëzakonshme, me një shpirt të pastër dhe një zemër të madhe, e cila prekte zemrat e të gjithëve që e njihnin.

- Advertisement - m2

Gjatë kohës së saj në shkollën tonë, ajo u dallua për përkushtimin e saj në mësime, në sjellje dhe angazhime te ndryshme në kuadër të shkollës.

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e saj dhe me të gjithë ata që ndiejnë humbjen e saj. Ne që patëm nderin ta njohim, do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.

Paqe për shpirtin e saj dhe ngushëllime të sinqerta për të gjithë ne që po kalojmë këtë dhimbje të madhe.
Ngushëllime gjithe Familjës!
L.N