Lajm i dhimbshëm: Vdes mësuesja Teuta Avdia në moshën 54-vjeçare

- Advertisement -

Një lajm i trishtë vjen nga Gramshi, ku një mësuese 54-vjeçare ka vdekur  pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

- paragrafi 1 -

Mësuese Teuta Avdia ndërroi jetë në mënyrë të parakohëshme pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

- Advertisement -

Lajmi i hidhur është ndarë nga kolegët e saj dhe Zyra Vendore Arsimore Gramsh duke përcjellë ngushëllimet për familjen.

Mësuese Teuta Avdia (Laçka) kishte mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi me rezultate të shkëlqyera dhe prej 27 vitesh jepte kontributin e jashtëzakonshëm pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja” Gramsh, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët e saj.

Njoftimi:

- Advertisement -

“Zyra Vendore Arsimore Gramsh

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mësues dhe koleges sonë të dashur dhe të respektuar, Teuta Avdia (Laçka).

Teuta lindi më 21.05.1970 dhe përfundoi studimet e larta në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi me rezultate të shkëlqyera. Prej vitit 1997, ka qenë mësuese pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja” Gramsh, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët e saj.

Teuta ishte një mësuese shumë e përkushtuar dhe një mikeshë e veçantë për të gjithë ne. Kontributi i saj në arsim dhe dashuria për nxënësit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e saj në këto momente të vështira.

U prehtë në paqe !”